Politike

Prokurimet Publike/ Rama: Diella nuk do jetë e pavarur, vendimin përfundimtar do ta marrë Komisioni

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin "30 vjet Prokurime Publike", Rama u shpreh se 'Diella' nuk do veprojë në mënyrë të pavarur por do të jetë në cdo hap e auditueshme.

11 Dhjetor 2025, 11:27 Nga I.A
Prokurimet Publike/ Rama: Diella nuk do jetë e pavarur, vendimin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot pozicionin e 'Diellës' për prokurorimet publike. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin "30 vjet Prokurime Publike", Rama u shpreh se 'Diella' nuk do veprojë në mënyrë të pavarur por do të jetë në cdo hap e auditueshme. Ndërkohë që në fund u shpreh se vendimin përfundimtar për prokurorimet publike do e marrë sërish komisioni por bazuar me të dhënat që Diella do vendosë në tavolinë.

"Diella nuk do veprojë në mënyrë të pavarur por do të jetë në cdo hap e auditueshme, gjithë procesi që do zhvillohet në rrugë dixhitale, do jetë sipas kërkesave të dokumentacionit përkatës. Kushdo dojë ta shohë me sytë e njeriut procesit do mund ta shohë. Asgjë nuk do jetë e pagjurmueshme në auditimin e hapave që sollën vendimin. Vendimin përfundimtar do e marrë sërish komisioni, bazuar me të dhënat që Diella do vendosë në tavolinë. Eficensa e sistemit do të jetë sic na ka impaktuar gjithcka që ka të bëjë me AI.

Ajo që kam mësuar me këtë process është se prokurimet janë një fushë ku njerëzit që merren me to duhet të kenë një nivel të lartë përgatitje. Nuk janë procese që bëhen me kollajllëk, janë procese që kërkojnë ekspertizë dhe integritet moral po edhe profesional. Sfida jonë ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, zhvillohen mijëra prokurime cdo vit, janë përfshirë mijëra njerëz, që duhet të kenë nivel profesional për vlerësimet e duhura. Mangësitë nuk janë domosdoshmërisht me ndërhyrje, por me mungesën e ekspertizës," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll