Politike

PD tërhoqi firmat për kandidatët dhe kërkoi tërheqjen e projektvendimit! Mazhoranca rrëzon kërkesën, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim, Kuvendi vendosi që procesi të vijojë sipas planifikimit dhe që zgjedhja e Avokatit të Popullit të zhvillohet gjatë seancës së sotm

11 Dhjetor 2025, 12:52 Nga M.L
PD tërhoqi firmat për kandidatët dhe kërkoi tërheqjen e
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës votimin për Avokatin e Popullit. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim, Kuvendi vendosi që procesi të vijojë sipas planifikimit dhe që zgjedhja e Avokatit të Popullit të zhvillohet gjatë seancës së sotme.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

 

mazhoranca seance plenare avokati i popullit

Sondazh

Poll