Politike

Avokati i Popullit/ Balla ironizon Nokën: Ua mbushi mendjen Salianji të firmosni!

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka ironizuar dhe deputetin Flamur Noka pas përplasjes me këtë të fundit në seancë.

11 Dhjetor 2025, 11:14 Nga I.A
Avokati i Popullit/ Balla ironizon Nokën: Ua mbushi mendjen Salianji
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD-së që kanë mbështetur Endri Shabanin për Avokat të Popullit. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka ironizuar dhe deputetin Flamur Noka pas përplasjes me këtë të fundit në seancë. Në fund, Balla është shprehur se deputetët demokratë i ka bindur Ervin Salianji që të firmosin.  

"Mendoj se shpreh vlerësimin e deputetëve në këtë sallë se e sotmja është një seancë shumë e rëndësishme. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme pasi dalim para popullit shqiptar me një buxhet, më të madhin në histori dhe plot të mira për ata që na kanë dhënë nderi ti përfaqësojmë në Kuvend. Edhe ju keni seancë të rëndësishme, por serioziteti juaj për kauzat e lëna rrugës janë tallje, si kjo që bëtë sot. Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE/ODHIR… ju talleni me kauzat që nisni, talleni me kërkesën tuaj për raportin e OSBE/ ODHIR, interpelancën. Si thatë, si thatë? Se folët për lepurin, kush janë këta? Të të fyejë ky, i vetmi Flamur që nuk di ku është ngritur flamuri është fundi i botës. ‘Këta i ka bindur Ervin Salianji’ edhe hallin e brendshëm të partisë suaj na i sollët këtu," tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll