Bota

“Është më i rrezikshëm se terrorizmi, virusi mund të bëjë kërdinë”, alarmi i liderit të OBSH: Nëse Bota nuk reago

12 Shkurt 2020, 10:19 Nga DOSJA
“Është më i rrezikshëm se terrorizmi, virusi mund

KINË– Lideri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mes të kaosit që ka përfshirë Kinën si shkak i Koronavirusit ka bërë një deklaratë të fortë dhe mjaft alarmante për  botën, duke thënë se Koronavirusi është rreziku numër një në botë, duke e cilësuar gjithashtu edhe më të rrezikshëm sesa terrrorizmi. Ndër të tjera kreu i OBSH-së shtoi se ky virus i ri mund të bëjë kërdinë.

Për këtë shkak ai  u ka bërë thirrje vendeve nëpër botë, që t’i përgjigjen fuqishëm “luftës” kundër koronavirusit, pasi një mosveprim në kohë sjell pasoja të mëdha.

“Për të qenë i sinqertë, një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist.”– është shprehur ai.

Sipas të dhënave zyrtare të  publikuara nga qeveria kineze, Koronavirusi me emrin e ri zyrtar “CoVID-19”, ka infektuar mbi 45 mijë persona në Kinë dhe ka marrë mbi  1100 jetë njerëzish.

Në rang global virusi “CoVID-19”, janë shtuar edhe 393 raste të personave të infektuar, përfshirë një vdekje në Filipine dhe një Hong Kong.

Pavarësisht masve serioze që Kina ka marrë deri më tani bilanci i viktimave dhe të sëmurëve po rritet me hapa galopantë, prandaj sipas Ghebreyesus rastet si në vdekje dhe në të infektuar nuk do të ulen, por do të rriten akoma më shumë.

“Ky është një armik i zakonshëm dhe ne duhet ta luftojmë atë duke përdorur mundësitë dhe ta luftojmë atë. Ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi. Nëse e humbasim, do të pendohemi. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka për të investuar në sistemet shëndetësore. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë them se kjo është ajo që më zgjon natën dhe duhet të na zgjojë të gjithëve natën. Është armiku më i keq që mund ta imagjinoni.”- shtoi ai duke ritheksuar për çdo shtet në mbarë botën që të “investojnë në përgatitje.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi alarmi per koronaviursin covid-19 koronavirusi në kinë kreu i obsh tedros adhanom ghebreyesus 1100 viktima nga koronavirusi alarmi per koronaviursin covid-19 koronavirusi në kinë kreu i obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll