Bota

U ekstradua nga Tajlanda/ Bosi i drogës “shembet” në tokë brenda qelisë në burgun britanik, dyshohet për Koronavirus

12 Shkurt 2020, 11:06 Nga DOSJA
U ekstradua nga Tajlanda/ Bosi i drogës “shembet” në

BRITANI E MADHE– Një boss droge që po vuan dënimin në një burg të Britanisë së Madhe pasi u ekstradua nga Tajlanda ka përhapur panik në vend, pasi  dyshohet se është i infektuar nga Koronavirusi.

Sipas mediave të huaja ai ka rënë pa ndjenja teksa po  qëndronte në qelinë e tij, ndërsa menjëherë është dyshuar se është i infektuar nga Koronavirusi.

Mark Rumble thuhet se u arrestua në Pattaya, Tajlandë, në nëntor të 2019 përpara se të kthehej në Britaninë e Madhe, për trafikim droge, pavarësisht se i ka mohuar  akuzat ndaj tij

31-vjeçari Mark Rumble, nga Oksfordi shkaktoi panik masiv në burgun e sigurisë së lartë HMP Bullingdon pasi u rrëzua në qelinë e tij vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Tajlanda.

Sipas gazetës, një burim tha mbrëmjen e së martës se të burgosurit e tjerë ishin të detyruar të qëndronin në qelitë e tyre, me tre të dënuar që u dyshuan me viurs, ndërsa po priten rezultatet e testeve.

Sipas mediave të huaja është  thënë se: Burgu ishte në gjendje paniku që kur  bossi i drogës u shemb në tokë.

Ndërsa sipas Ministrisë në Tajlandë është  deklaruar se ai nuk kishte simptoma të virusit, i cili ka prekur mbi  45,000 njerëz në mbarë botën, por kryesisht në Kinë.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: Thesun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi bossi i droges ne britani koronavirusi në kinë 1100 viktima nga koronavirusi bossi i droges ne britani koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll