Bota

Albin Kurti merr vendimin, i ul pagat ministrave dhe zyrtarëve të lartë/ Haradinaj i përvishet kryeministrit:Mashtrim ordine

12 Shkurt 2020, 07:15 Nga DOSJA
Albin Kurti merr vendimin, i ul pagat ministrave dhe zyrtarëve të

Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave, i cili është marrë në vitin 2017. Me këtë vendim të ri,  shefi i ri i qeverisë i ka ulur pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Theksojmë se me këtë vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ndërsa zyrtarët që e kanë përfunduar mandatin nuk do të vazhdojnë të marrin përfitime monetare nga shteti.

“Me po këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë, i datës 17.11.2015, kështu që nga pika 2. e këtij vendimi ndryshon nga: “pagës së plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”, dhe zëvendësohet me tekstin: “pagës aktuale të tyre”, dhe bëhet fjalë për pagat e ish-zëvendëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe të ish- drejtorit të AKI-së për gjashtë muaj pas mbarimit të mandatit të tyre.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Nuk ka munguar edhe një reagim i ashpër nga ana e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, i cili e ka quajtur vendimin e sotëm një veprim tërësissht të pakuptimtë, pasi sipas tij brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth këtij ligji. Haradinaj thekson se vendimi i sotëm është “mashtrimi ordiner dhe se bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”.

Haradinaj e mori  vendimin për rritjen e pagave në fund të vitit  2017, ku  vendosi që t’ia bënte vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj. Më 1 shkurt  Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  arrtiën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila u miratua në Kuvend një ditë më pas. Dje Kurti  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri si kryeministër i Kosovës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove vendimi i kurtit për pagat albin kurti qeveria e re ne kosove vendimi i kurtit për pagat

Sondazh

Poll