Bota

Katër anijet e dyshuara për virusin, në dy prej tyre mbi 5000 njerëz të izoluar për shkak të koronavirusit

12 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
Katër anijet e dyshuara për virusin, në dy prej tyre mbi 5000

KINË– Mbi 5000 njerëz janë janë të bllokuar në dy anije për shkak të frikës së koronavirusit.

Sipas këshillave të udhëtimit në të  gjithë globin, katër anije lundrimi u vendosën në një pika bllokimi si shkak i shqetësimit  nga koronavirusi i ri.

Nga mediat e huaja janë mësuar detaje të reja mbi jetën brenda 4 anijeve, “Diamond Princess”, “Westerdam”,World Dream”,The Anthem of the Seas”.

Diamond Princess: E karantizuar në Japoni që nga 4 shkurti, ku brenda saj janë edhe 24 amerikanë në mesin e 175 personave të infektuar me Koronavirus, në bordin e kësaj anijeje. Anija është vendi i shpërthimit të vetëm të madh të virusit jashtë Kinës.

Westerdam: Mbi 2,000 pasagjerë dhe ekuipazhi janë bllokuar në anijen e lundrimit Westerdam pasi iu ndalua hyrja në destinacionin e synuar përfundimtar në Japoni, pavarësisht se nuk kishte raste të konfirmuara në bord. Që prej asaj kohe është ndaluar hyrja në Tajvan, Filipine dhe më së fundmi në Tajlandë.

World Dream: Më shumë se 3,600 njerëz u karantinuan brenda pesë ditëve në këtë anije në Hong Kong si një masë paraprake pasi tre ish-pasagjerë rezultuan me teste pozitivë për Koronavirus. Por fatmirësisht nuk janë gjetur raste të konfirmuara me virus.

The Anthem of the Seas: Anija u bllokua në New Jersey për dy ditë shtesë pasi katër pasagjerë u dërguan në spital për t’u testuar për koronavirusin. Katër anëtarët e familjes, dhe 23 pasagjerët e tjerë, morën trajtimin e duhur për virusin dhe anija nisi lundrimin sërish të hënën.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi 4 anije te bllokuara diamond princess koronavirusi në kinë 1100 viktima nga koronavirusi 4 anije te bllokuara diamond princess koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll