Bota

‘Është GJALLË!’/ 8 vite nga tragjedia e Restelicës, momenti që preku zemrat e shqiptarëve, Amsera e vogël u shpëtua

12 Shkurt 2020, 08:49 Nga DOSJA
‘Është GJALLË!’/ 8 vite nga tragjedia e

KOSOVË– Më 12 shkurt të 2012, si sot 8 vjet më parë ndodhi tragjedia e Restelicës në Kosovë, ku si shkak i  ortekut të borës humbën jetën 10 persona në këtë fshat. Akoma më  e dhimbshme ishte fakti që të  10 banorët që vdiqën ishin të një familjeje.

Sot bëhen 8 vjet, ku pas  10 vitkimave arriti të mbijetonte vetëm një vajzë e vogël, Amsera Reka, që për fatin e keq atë ditë humbi nënën, babanë dhe të vëllain e saj 2-vjeçar. Historia e Amserës është shumë prekëse dhe nuk harrohet lehtë, pasi hoxha i fshatit Restelicë, Shaban Haxhi e dinte që kjo familje kishte edhe një vajzë dhe në atë moment  kishte dëgjuar zërin e një fëmijë që kërkonte ndihmë nën gërmadha.

Menjëherë Haxhi pasi dëgjoi zëri e Amserës, u kishte kërkuar forcave të emergjncës që të gërmonin e të nxirrinin të gjallë të miturën. Më në fund 6-vjeçarja u nxor e gjallë nga gërmadhat. Dhe nga njerëzit që e nxorrën të gjallë u dëgjuan thirrje gëzimi është gjallë, është gjallë!

Por kishte qenë nëna e  Amserës  që e kishte shpëtuar duke e mbajtur atë në gji dhe e kishte mbrojtur me trupin e saj që e bija të mos goditej nga pllakat e betonit.

Sot 8 vjet pas tragjedisë Amsera jeton në Itali, në familjen e disa të afërmve të saj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 8 vjet nga tragjedia e restelices amsera kosove tragjedia e restelicës 8 vjet nga tragjedia e restelices amsera kosove tragjedia e restelicës

Sondazh

Poll