Aktualitet

4 vite nga shpërthimet e ”Bankers” në Zharrëz, banorët kërkojnë dëmshpërblimet, kryetarja e bashkisë së Patosit: Q

12 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
4 vite nga shpërthimet e ”Bankers” në Zharrëz,

Fier- Katër vite nga shpërthimet e naftës në fshatrat Zharrës, Marinzë, Belinës e Sheqishtës të Fierit, ku mbetjet e hidrokarbureve dolën në sipërfaqen e tokës dhe dëmtuan shumë banesa. Por, edhe pse kanë kaluar 4 vite,  531 familje të prekura nuk kanë marrë dëmshpërblim nga kompania “Bankers Petrolium”. Kalvarit të kësaj vuajtjeje i shtohen edhe vështirësitë ekonomike të këtyre familjeve si dhe mjedisi tejet i ndotur nga puna e kompanisë që shfrytëzon nëntokën në këtë zonë. Banorët shprehen se duan të marrin paratë pasi kanë nevojë për to.

Për këtë situatë, kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, ka deklaruar se kjo nuk është një çështje që i përket institucionit që ajo drejton, por Ministrisë së Energjitikës dhe të Infrastrukturës.

“Ne si bashki i kemi përcjellë qeverisë shqetësmin dhe kërkesat e banorëve për të dëmshpërblyer banesat, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje apo ndonjë vendimmarrje”, është shprehur kryetarja e Bashkisë.

Pas ngjarjes qeveria deklaroi se do të marrë të gjitha masat për të zgjidhur shqetësimin e shprehur nga banorët, të cilët u futën edhe në grevë urie, por qeveria ende nuk ka marrë asnjë vendim për ta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthimet në zharrëz shpërthimet në zharrëz

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 09:13

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aktiviteti i vëllezërve Haklaj në Shqipëri dhe “bashkëpunimi” i tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...