Aktualitet

I vunë flakën makinave të shefave të Policisë në Elbasan, arrestohen dy autorët (EMRAT)

12 Shkurt 2020, 11:29 Nga DOSJA
I vunë flakën makinave të shefave të Policisë në

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar gjatë natës dy të dyshuarit kryesorë për djegien e automjeteve të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit në Bradashesh dhe atij të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli. Gjatë operacionit të koduar “Zjarri i Natës” është bërë i mundur arrestimi i Gerti Hysenbellit dhe Brikin Rustës, të dy baneses në Elbasan. Ndaj të dyve hetuesia e qytetit kishte ‘prerë’ urdhër-arrestin.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar u përfshi nga flakët makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.  Mjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX teksa ishte i parkuar 100 metra larg nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës. Disa vite më parë, Krenar Kasi ka mbajtur postin e shefit të sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, më pas shef i policisë në burgun e Peqinit ndërsa së fundmi është ëmëruar shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit. Ndërsa mëngjesin e 9 janarit të këtij viti u përfshi nga flakët makina e ish-oficerit të Policisë në Elbasan, Edvin Gjylit. Gjyli është një nga policët e pezulluar për nxjerrje informacioni dhe të sekretit hetimor.

(k.m/j.v/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsenal armesh ne elbasan brikin rusta digjet makina e efektivit edvin gjyli edvin gjuli gerti hysenbelli arsenal armesh ne elbasan brikin rusta digjet makina e efektivit edvin gjyli edvin gjuli gerti hysenbelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 09:13

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aktiviteti i vëllezërve Haklaj në Shqipëri dhe “bashkëpunimi” i tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...