Bota

Bllokohet anija “Westerdam” në mes të detit, mes 2 mijë pasagjerëve 650 amerikanë dhe 30 kinezë

12 Shkurt 2020, 07:43 Nga DOSJA
Bllokohet anija “Westerdam” në mes të detit, mes 2

TIRANË– Një anije e quajtur ‘Westerdam’ me mbi dy mijë pasagjerë brenda është bllokuar, ku rreth 650 prej tyre janë amerikanë.

Sipas operatorit të lundrimit Holland America Line në anije gjenden rreth 650 amerikanë nga një mijë e 455 pasagjerë të shtetësive të tjera.

Sipas mediave të huaja në anijen e bllokuar me 2,000 njerëz në bord, 802 prej tyre janë anëtarë të ekuipazhit.

Anija ka mbetur në det të hapur dhe nuk është ankoruar në asnjë vend, por ndërkohë nuk është konfirmuar asnjë person me Koronavirus.

Mësohet që 1455 pasagjerët janë me shtetësi:

SHBA: 650 pasagjerë

Kanada: 271 pasagjerë

Angli: 127 pasagjerë

Hollandë: 91 pasagjerë

Australi: 79 pasagjerë

Gjermani: 57 pasagjerë

Kina/Hong Kongu: 30 pasagjerë

Të tjerë të paidenitfikuar ende: 150 pasagjerë

Westerdam është anija më e fundit që është bllokuar në mes të shpërthimit të koronavirusit. Një anije e goditur nga virusi ka qenë nën karantinë në gjirin e Yokohama në Japoni që nga 5 shkurt. Të paktën 174 persona në bordin e Diamond Princess kanë rezultuar me test pozitivë për koronavirusin.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: TIME 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi anija westerdam koronavirusi në kinë 1100 viktima nga koronavirusi anija westerdam koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll