Bota

Rritet bilanci në Kinë/ 1100 viktima dhe mbi 45 mijë të infektuar, kreu i OBSH ngre alarmin: Bota të reagojë, virusi mund

12 Shkurt 2020, 07:21 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Kinë/ 1100 viktima dhe mbi 45 mijë të

KINË– Të paktën 1100 persona kanë humbur jetën në Kinë, ndërsa mbi 45 mijë të tjerë janë infektuar nga virusi vdekjeprurës, duke krijuar panik në mbarë botën.

Numri i viktimave nga Koronavirusi ka arritur në 1100, shifra alarmante këto që bëjnë të marrin masa urgjente edhe shtetet e tjera nëpër botë.

Sipas mediave të huaja është mësuar se 1100 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 45 mijë të tjerë raportohen të infektuar në shkallë globale. Kujtojmë që një viktimë është shënuar në Filipine dhe një në Hong Kong.

Ditën e djeshme  Organizata Botërore e Shëndetit ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Si shkak i këtyre shifrave të larta të të vdekurve dhe të sëmurëve në Kinë nga Koronavirusi, vijnë edhe shumë probleme të tjera, si mungesa e pajisjeve, maskave dhe ilaçeve për të sëmurët.

Prej më shumë se tre javësh që Koronavirusi po bën kërdinë në Kinë, të udhëzuar për të qëndruar më shumë në shtëpi, banorët po përballen edhe me mungesë ushqimesh, sepse të gjithë po furnizohen për një kohë të gjatë dhe dyqanet u raportua nga mediat e huaja, ishin boshatisur.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll