Sport

Shorti i Ligës së Evropës/ Sfidë e zjarrtë Napoli-Arsenal, Çelsi përballje të lehtë

15 Mars 2019, 12:22 Nga DOSJA
Shorti i Ligës së Evropës/ Sfidë e zjarrtë

ZVICËR- Është hedhur në Nion të Zvicrës i Ligës së Europës, pas atij të Championsit që rezervoi përballje të zjarrta. Skuadrat e kualifikuara në këtë fazë ishin 8, ku është rezervuar një derbi spanjoll mes Valencias dhe Vijarealit.

Ndërkohë që Çelsi do të ketë një përballje të lehtë në letër me Slavian e Pragës, po ashtu Frankfurti do të ndeshet me Benfikën. Sfida me e zjarrtë në këtë fazë pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Arsenalit.

PËRBALLJET PËR ÇEREKFINALEN

Napoli- Arsenal

Vijareal- Valencia

Benfika- Frankfurt

Slavia e Pragës- Çelsi

SKUADRAT E KUALIFIKUARA DHE SKUADRAT QË ELEMINUAN

Çelsi (Eleminoi Dinamon e Kievit)

Napoli (Eleminoi Salzburgun)

Valencia (Eleminoi Krasnodarin)

Benfika (Eleminoi Dinamon e Zagrebit)

Arsenal (Eleminoi Renes)

Vijareal (Eleminoi Zenitin)

Slavia Praga (Eleminoi Sevian)

Frankfurt (Eleminoi Interin)

Ditën e djeshme ndeshjet rezervuan dhe surpriza, ku një prej skuadrave e cila ishte dhe pretendente për të fituar u eleminua. Bëhet fjalë për Interin, që i ka dhënë lamtumirën Europa Ligës duke treguar dhe njehrë formën jo të mirë të që po kalon.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal celsi derbi spanjoll liga e evropes napoli shorti i cerekfinaleve valencia arsenal celsi derbi spanjoll liga e evropes napoli shorti i cerekfinaleve valencia

Sondazh

Poll