Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve, 4 përballje ‘titanësh’ dhe një derbi anglez

15 Mars 2019, 11:21 Nga DOSJA
Shorti i Ligës së Kampionëve, 4 përballje

ZVICËR- Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Tetë skuadrat më të forta të Europës kanë njohur rivalet e tyre të radhës në Ligën e Kampioneve.

Në çerekfinale janë katër skuadra angleze, por në këtë fazë do të kemi vetëm një derbi anglez, atë mes Totenhemit dhe Mançester Sitit.

Short më të lehtë në letër ka pasur “zonja e vjetër” e cila do të pres Ajaksin. Ndërkohë që Barcelona do të përballet me Mançester Junajtin, ndërsa Liverpul do të përballet me Porton.

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE

Ajaks – Juventus

Liverpul- Porto

Totenham- Mançester Siti

Barcelona- Manchester Junajtid

KLUBET QË JANË KUALIFIKUAR DHE SKUADRAT QË ELEMINUAN

Ajaks (Eleminoi Realin)

Barcelona (Eleminoi Lionin)

Juventus (Eleminoi Atletikon e Madridit)

Liverpul (Eleminoi Bajerin e Mynihut)

Mançester Siti (Eleminoi Shalken)

Porto (Eleminoi Romën)

Mançester Junajtid (Eleminoi PSG-në)

Totenhem (Eleminoi Dortmundin)

Liga e Kampioneve ndodhet në fazën çerekfinale ku skuadrat do të përballen me njëra- tjetrën për një biletë në gjysmëfinale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona juventus liga e kampioneve liverpul mancester siti porto shorti per cerekfinalet totenhem barcelona juventus liga e kampioneve liverpul mancester siti porto shorti per cerekfinalet totenhem

Sondazh

Poll