Bota

Marrëveshja e Roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë/ Ilir Zela: Kontribuon në afrimin e shqiptarëve, kur i kërkoja unë duke

11 Shkurt 2020, 19:08 Nga DOSJA
Marrëveshja e Roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë/ Ilir Zela:

TIRANË– Ish-kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir, Zela ka deklaruar se zbatimi i Marrëveshjes për reduktim të Roaming midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka kontribuar për afrimin e shqiptarëve. Ai ka shpërndarë në Facebook, edhe lajmin e një viti më parë, ku thuhet se një ‘Alo’ me Kosovën, nga 15 Qershori do të jetë deri në 10 herë më lire.

POSTIMI I PLOTË I ILIR ZELËS:

Zbatimi i Marreveshjes per reduktim te Roaming midis Shqiperise dhe Kosoves, megjithese shume e vonuar ka kontribuar per afrimin e shqiptareve. Edhe marreveshja rajonale e roaming gjithashtu. Por keto jane hapa fillestare ne raport me mundesite qe ekzistojne:

-Nuk ka asnje arsye qe tarifat e telefonatave Shqiperi-Kosove te mos jene njesoj te uleta me tarifat ndermjet vendeve anetare te Bashkimit Europian. E njejta gje per tarifat e Internetit.

-Nuk ka asnje arsye qe tarifat e telefonatave Shqiperi-Vendet e tjera te Ballkanit Perendimor te mos jene njesoj te uleta si tarifat ndermjet vendeve anetare te Bashkimit Europian. E njejta gje per tarifat e Internetit.

Pak vite me pare kur kerkoja qe te behej marreveshja Roaming me Kosoven dhe qe portimet e numrave nga njeri operator ne tjetrin te realizoheshin brenda 24 oresh, keto gjera shumekujt i dukeshin te pamunduara. Jane realizuar te dyja! Por te realizosh gjera te mira per shqiptaret, duhet vullnet atdhetar, duhet pergjegjshmeri publike, dhe sherbim ndaj interesit publik, jo nenshtrim ndaj presionit te panderprere te monopoleve!

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ilir zela marreveshja per roaming telefonata me kosoven ilir zela marreveshja per roaming telefonata me kosoven

Sondazh

Poll