Sport

Më në fund del sekreti: Klopp ka një klauzolë “pro Gjermani” në kontratë

11 Shkurt 2020, 17:36 Nga DOSJA
Më në fund del sekreti: Klopp ka një klauzolë “pro

Nëse mendonit se Jurgen Klopp nuk po e mendon “arratisjen” nga Liverpool, gaboheni. Synimin e parë ai e ka arritur, Ligën e Kampionëve. Pas 29 vitesh, këtë sezon ai mund t’i japë titullin kampion në Premier League skuadrës së kuqe.

Më shumë se kaq askush nuk bën dot? E gjitha në 4-5 sezone në “Anfield”. Kontrata aktuale e trajnerit gjerman skadon në vitin 2024, por duket se ai po mendon një largim më të shpejtë.

“Daily Mirror” ka zbuluar se në kontratën e fundit të Klopp-it është përfshirë një klauzolë “pro Bundesliga”. Më saktë, Klopp mund të largohet pa pengesa, nëse merr një ofertë nga kampionati gjerman. Bayern Munchen, për shembull, e paskësh rrugën lirë…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga klopp liverpool bundesliga klopp liverpool

Sondazh

Poll