Politike

“Pa vënë drejtësi për Ardit Gjoklajn s’ka paqe”/ Belind Këlliçi publikon mesazhin e të rinjve për Erjon Veliajn: S

11 Shkurt 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Pa vënë drejtësi për Ardit Gjoklajn s’ka

TIRANË- Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar mesazhin e disa të rinjve për Erjon Veliajn, të cilët kërkojnë drejtësi për Ardit Gjoklajn 3 vite pas vdekjes. Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion. Ai shkruan se: “Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar”. 

POSTIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT:

3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh. Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend.

Në videon e publikuar nga Këlliçi shihet sesi një grup të rinjsh hedhin pankarta me mbishkrimin: “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

Ky mesazh i përcjellë përmes këtyre fletëpalosjeve shkon edhe njëherë si akuzë për kryebashkiakun Veliaj, i cili është personi i parë në akuzë për vdekjen tragjike të Gjoklaj në fushëgrumbullimin e mbetjeve urbane në Sharrë.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

Më 17 tetor të 2016 ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmoi vdekjen e të riut, pas goditjes nga  fadroma, e cila ishte duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardit gjoklaj belind kelliçi ardit gjoklaj belind kelliçi

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 20:07

TIRANË– Biznemeni për të cilin kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës si qytet është Ramë ...