Politike

U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

Në kërkesën e saj, Balluku kërkon shfuqizimin e këtyre masave dhe rikthimin e mundësisë për të ushtruar detyrat e saj normale.

2 Dhjetor 2025, 10:25 Nga M.L
U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon
Belinda Balluku

TIRANA- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar ankim në Apel kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i kishte vendosur masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Në kërkesën e saj, Balluku kërkon shfuqizimin e këtyre masave dhe rikthimin e mundësisë për të ushtruar detyrat e saj normale.

Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

belinda balluku vendimi i gjkko

Sondazh

Poll