Sport

Përfundon epoka Neuer! Drejtuesit e Bayernit nuk i kanë rinovuar kontratën, portierin e presin në Itali dhe Angli

11 Shkurt 2020, 10:31 Nga DOSJA
Përfundon epoka Neuer! Drejtuesit e Bayernit nuk i kanë rinovuar

GJERMANI- Çdo fillim e ka dhe një fund. Epoka e Manuel Neuer me Bayern Munich duket se ka marrë fund. Portieri është gjithmonë e më larg rinovimit me bavarezët. Drejtuesit kanë hartuar një plan të ri, duke i dhënë përparësi lojtarëve të rinj.

Neuer 33 vjeç ,nuk po ofron më siguri në portën e kampionëve. Në Seria A, Juventus është pretendenti për marrjen e shërbimeve të 33-vjeçarit. Buffon nuk mund të rezistojë dot më gjatë teksa Neuer është një alternativë e momentit.

Ndërkohë në Premier League interesimin për portierin gjerman e shfaq Chelsea dhe Tottenham. Lampard nuk ka besim te Kepa ndërsa Mourinho kërkon të rinovojë portën e ruajtur nga Hugo Loris.

Merkatoja e verës vjen shpejt, por nëse flasim për sot, Bayern nuk ka ofruar rinovim kontrate për Manuel Neuer.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport epoka e manuel neuer gjermani epoka e manuel neuer gjermani

Sondazh

Poll