Sport

“Kush nuk luan me kënaqësi te Milani, nuk e di se çfarë është futbolli”, Theo Hernandez flet me zemër

11 Shkurt 2020, 16:39 Nga DOSJA
“Kush nuk luan me kënaqësi te Milani, nuk e di se

Askush nuk e priste që Theo Hernandez të hynte kaq shpejt në zemrat e tifozerisë kuqezi. Te Milani po shkëlqen dhe vlera e tij vetëm rritet.

Sikur të mos mjaftonin performancat dhe golat e tij, mbrojtësi i transferuar nga Real Madridi ka edhe një cilësi tjetër: dashurinë për fanellën. Këtë Theo e ka përsëritur në një bisedë me tifozët në rrjetet sociale. “Kush nuk luan me kënaqësi te Milani, nuk e di se çfarë është futbolli”, është shprehur mbrojtësi.

I pyetur se në cilin rol ndihet më mirë, Theo është përgjigjur se pozicioni nuk është ndonjë problem për lojën e tij. “Ndihem mirë ku jam duke luajtur tani, kam mundësi të dal përpara. Do të luaja në çdo pozicion për të ndihmuar ekipin. Kjo fanellë kërkon seriozitet dhe vendosmëri”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan serie a theo hernandez milan serie a theo hernandez

Sondazh

Poll