Sport

Bëri gjest ndaj lojtarit, në Spanjë e akuzojnë për racizëm

11 Shkurt 2020, 15:33 Nga DOSJA
Bëri gjest ndaj lojtarit, në Spanjë e akuzojnë për

SPANJË- Në Spanjë, ndihmës trajneri i Mallorca-s Dani Pastor është akuzuar për racizëm, pasi gjatë një ndeshjeje kundër Espanyol ka bërë një gjest ndaj lojtarit Takefusa Kubo.

Japonezi po bënte nxemje dhe ndihmësi ka bërë shenjën e syve japonezë për t’i bërë me dije se ai ishte lojtari i përzgjedhur për t’u futur në fushë. Ndihmës trajneri foli me një tjetër pjesëtar të stafit, por duke qenë se nuk dëgjohej, bëri veprimin që të kuptohej.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga personat që e kanë parë këtë veprim dhe e kanë akuzuar atë për gjest racist.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dani pastor takefusa kubo trajenri i mallorca dani pastor takefusa kubo trajenri i mallorca

Sondazh

Poll