Sport

Po dështon në fushën e lojës, Pogba “llastohet”me jetën e tij luksoze, ja çfarë ka bërë së fundmi francezi!

11 Shkurt 2020, 10:30 Nga DOSJA
Po dështon në fushën e lojës, Pogba

FRANCË– Paul Pogba, lojtari i Manchester United njihet tashmë për jetën e tij super luksoze. Mesfushori i “Djajve të Kuq” sipas tabloideve angleze ka shpenzuar deri më tani plot 1.6 milion £ për të pasur në garazhin e tij makinat e preferuara.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte vetura e tij luksoze, Lamborghini Aventador, makinë kjo që kushton jo më pak se 271 mijë £, më pas Ferrari 812 SuperFast, që kushton 282 mijë £, si dhe Rolls Royce MatBlack që kap vlerën e 260 mijë £. Po ashtu, Pogba zotëron edhe një aeroplan privat, me të cilin fluturon me të afërmit e tij.

Francezi u transferua te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 dhe gjashtë muajt e parë, qëndroi në hotel, pasi ishte në kërkim të një shtëpie perfekte. Megjithëse në janar të vitit 2017 e bleu, vila e Pogbas në Manchester kushton mbi 2.6 milionë £, duke përfshirë këtu pishinën në ambientet e brendshme, që është shumë pranë kuzhinës.

Në fushën e lojës lojtarit nuk po i ecën siç duhet, pasi francezi vazhdon të vuajë gjendjen fizike.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jeta luksoze lojtari i manchester united paul pogba jeta luksoze lojtari i manchester united paul pogba

Sondazh

Poll