Sport

“Nuk ndërtohet e ardhmja me një 38-vjeçar” ish-trajneri i Milanit analizon situatën e kuqezinjve

11 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
“Nuk ndërtohet e ardhmja me një 38-vjeçar”

Alberto Zacheroni, ish-trajneri i Milanit ka analizuar rezultatin e derbit të Milanos dhe vlerësoi performancën e Ibrahimovic, megjithatë italiani ka një kritikë për drejtuesit, pasi t’i besosh ngritjen e ekipit një veterani është e pavend.

“Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Interit, kuqezinjtë e mbuluan mirë fushën, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Zlatani ka cilësi, por nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke u bazuar tek ai.Në vitet e ardhshme ai nuk do të mund të tërheq skuadrën pasi ai është 38 vjeç”- përfundon Zacheroni!

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alberto zacheroni alberto zacheroni

Sondazh

Poll