Sport

“Dridhet” stoli i Sarrit, Juventus gati planin për Guardiolën

11 Shkurt 2020, 09:20 Nga DOSJA
“Dridhet” stoli i Sarrit, Juventus gati planin për

ITALI– Mendohet se sezonin e ardhshëm në krye të skuadrës nuk do të jetë më Murizio Sarri dhe “Zonja e Vjetër” është duke kërkuar për zëvendësuesin e tij.

Ky lajm u bë publik nga “The Sun”, e cila raporton se presidenti i Juves, Andrea Angeli mendon se spanjolli është personi i duhur që mund ta dërgojë ekipin e tij në nivelin më të lartë.

Këto raportime filluan pas zërave në Itali se Sarri mund të shkarkohet dhe te bardhezinjtë mund të rikthehet Massimiliano Allegri.

Ekipi Italian tentoi që ta merrte Guardiolën që parapara se në krye të stolit të vendosej Sarri, mirëpo spanjolli nuk mundi që ta ndërpriste marrëveshjen me Manchester City-in.

Tekniku spanjoll e njeh mirë Serinë A, pasi dikur ka luajtur me skuadrën e Brescias si dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport massimiliano allegri pep guardiolën massimiliano allegri pep guardiolën

Sondazh

Poll