Aktualitet

 Transportoi drejt Kosovës sasi lëndë narkotike dhe eksplozive, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

29-vjeçari, banues në Pukë, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në fshatin Dushaj duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak.

30 Nëntor 2025, 10:38 Nga E.d
 Transportoi drejt Kosovës sasi lëndë narkotike dhe
Foto ilustruse

TROPOJË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte transportuar me një varkë nëpërmjet liqenit nga fshati Apripë deri në Tropojë, lëndë narkotike dhe eksplozive. 29-vjeçari, banues në Pukë, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në fshatin Dushaj duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak.

Gjatë kontrollit fizik policia ka gjetur dhe sekuestruar 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. Policia po heton rastin në mënyrë, që të identifikojë dhe kap personin që do të blinte mallin në Kosovë. 

"Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë," njoftoi policia./Dosja.al

tropoja kosova 29-vjeçari 

Sondazh

Poll