Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje

29 Nëntor 2025, 21:22 Nga I.A
Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

plagosje ne kosove

Sondazh

Poll