Aktualitet

Bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë, shkak protestat e fermerëve grekë

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30 nëntor nga ora 18:00 deri në orën 22:00 aksi rrugor do të jetë i bllokuar.

30 Nëntor 2025, 08:25 Nga E.d
Bllokohet aksi rrugor  Kakavijë–Janinë, shkak protestat e
Foto ilustruse

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar, për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Policia ka njoftuar ditën e sotme se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30 nëntor nga ora 18:00 deri në orën 22:00 aksi rrugor do të jetë i bllokuar. Ajo shton se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet, të cilat do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. 

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës./Dosja.al

kakavijë–janinë protestë fermerë

Sondazh

Poll