Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi, Policia: Bllokohet për 4 orë aksi Kakavijë – Janinë

Shkak për bllokimin do të bëhet protesta e fermerëve që do të mbahet në Greqi. 

29 Nëntor 2025, 20:11 Nga I.A
Protesta e fermerëve në Greqi, Policia: Bllokohet për 4 orë
Kakavije

KAKAVIJË- Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet për disa orë ditën e nesërme. Shkak për bllokimin do të bëhet protesta e fermerëve që do të mbahet në Greqi. 

Aksi ka për tu bllokuar në orën 18:00 dhe do të zgjasë 4 orë, për tu hapur sërish në orën 22:00. Ndërkohë që sipas policisë kufitare në këtë orar, do të lejohen të udhëtojnë vetëm automjetet me emegjienca shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

protesta e fermerëve në greqi

Sondazh

Poll