Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest në burg” dhe vodhi një shumë parash në një biznes, arrestohet 28-vjeçarja në Vlorë

Ajo ka vjedhur një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një personi.

30 Nëntor 2025, 08:03 Nga E.d
Theu masën e sigurisë “arrest në burg” dhe vodhi
Foto ilustruse

VLORË- Policia ka arrestuar një 28-vjeçare në qytetin e Vlorës. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani. Ajo ka vjedhur një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një personi.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani, të një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një shtetaseje./Dosja.al

“arrest në burg” vlorë 28-vjeçare

Sondazh

Poll