Aktualitet

Tritoli në Vlorë u vendos në banesën e Gentjan Zotos, i dënuar me 35 vite burg për...

Zoto është dënuar për shkak të përfshirjes së tij në atentatin kundër, Inez Ajrullës më 10 maj të vitit 2019.

30 Nëntor 2025, 08:12 Nga E.d
Tritoli në Vlorë u vendos në banesën e Gentjan Zotos, i
Inez Hajrualla dhe Gentjan Zoto

VLORË- Shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në Vlorë është vendosur në banesën e Bakie Zotos, 63 vjeç banuese në Vlorë. Ajo rezulton të jetë nëna e Gentjan Zotos, i cili është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Zoto është dënuar për shkak të përfshirjes së tij në atentatin kundër, Inez Ajrullës më 10 maj të vitit 2019. Raportohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, jo dëme në njerëz. Policia po heton më shumë mbi rastin. 

Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër./Dosja.al

vlorë  gentjan zoto 35 vite burg

Sondazh

Poll