Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë një banese në Vlorë, nuk ka njerëz të lënduar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçarje.

30 Nëntor 2025, 07:32 Nga E.d
Shpërthim me eksploziv pranë një banese në Vlorë, nuk
Foto ilustruse

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Pranë një banese ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçarje. Policia po heton më shumë mbi rastin.

"Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme." njofton policia./Dosja.al

63 vjeçe banesë lënde plasëse

Sondazh

Poll