29 Nëntor 2025, 11:40
Nga M.L
Igli Haxhiaj
ITALI- Dosja hetimore e SPAK, lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e grupit kriminal që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, ka zbardhur detaje tronditëse. Sipas përgjimeve të zbuluara, efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua për lidhje të dyshuara me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit, dekonspironte operacionet e policisë dhe ndërhynte në veprimtarinë e grupit.
Gjatë bisedave me një prej anëtarëve të grupit kriminal, Haxhiaj zhvillonte pazare droge dhe diskutonte mbi cilësinë e lëndës narkotike. Ai kërkonte që droga të ishte e klasit të lartë, siguronte transportin dhe shprehte njohuritë e tij për kontakte në disa shtete të ndryshme.
Sipas përgjimeve të zhvilluara në mars të vitit 2023, Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”, ndërsa anëtari i grupit i përgjigjet se ka sasi për Holandën me çmim 29, por shton se disa do të jenë të përzier me çmim 25. Efektivi i Antiterrorit e vë në dukje se çmimi është i lartë, por pranon të marrë lëndën, duke dëshmuar përfshirjen e tij aktive në trafikun e drogës.
Pjesë nga dosja:
Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.
Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:
I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket
CXQD1I: mall ketu 38….
I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…
CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa
Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

CXQD1I: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash
I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.
Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?
SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.
FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?... Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?
FM369H: Merreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.
igli haxhiaj pergjimet e spak sky ecc
igli haxhiaj droge skyecc 2
igli haxhiaj droge skyecc 3
igli haxhiaj droge skyecc 1
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 11:11
M.L
KOSOVA- Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, ...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 10:32
M.L
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shpërndarjes së narkotikëve, duke arrest...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:59
M.L
SHKODËR- Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli, ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e 29 Nëntorit, si pasojë ...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:56
M.L
Policia, foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sqaruar sot ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku banorët raportuan të sht&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:25
M.L
Policia, foto ilustruese
ELBASAN- Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën oper...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:34
M.L
Foto ilustruese
GREQI-Çështja e 14-vjeçares shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit t&...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:19
M.L
Foto ilustruese
Si arriti shteti me popullsinë më të madhe në botë të bëhet vendi me rritjen më të lartë ...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:15
M.L
Foto ilustruese
Njësitë e organizuara të shitjes me pakicë po marrin gjithnjë e më shumë tregun e dyqaneve të vogla...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ditë pas festimeve të 28 Nëntorit, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e çlirimit nga push...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 07:28
M.L
Konsumi për produktet e shportës ushqimore vijon të pësojë ndryshime të dukshme. Kërkesa për produktet bazë rrite...