29 Nëntor 2025, 11:11
Nga M.L

KOSOVA- Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin – i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
Procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë ka nisur në fillim të këtij viti. Më 15 janar 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të dyshuarve: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, Tom Dodaj.
Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës së tij, duke rikthyer vëmendjen te dhimbja e familjes dhe kërkesa për drejtësi.
“Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka shkruar “Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njëjtë”.
“Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilët padrejtësisht të morën nga ne. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty motër. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, ka pohuar ai.
Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë. /Telegraf
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 10:32
M.L
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shpërndarjes së narkotikëve, duke arrest...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:59
M.L
SHKODËR- Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli, ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e 29 Nëntorit, si pasojë ...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:56
M.L
Policia, foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sqaruar sot ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku banorët raportuan të sht&eu...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 09:25
M.L
Policia, foto ilustruese
ELBASAN- Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën oper...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:34
M.L
Foto ilustruese
GREQI-Çështja e 14-vjeçares shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit t&...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:19
M.L
Foto ilustruese
Si arriti shteti me popullsinë më të madhe në botë të bëhet vendi me rritjen më të lartë ...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 08:15
M.L
Foto ilustruese
Njësitë e organizuara të shitjes me pakicë po marrin gjithnjë e më shumë tregun e dyqaneve të vogla...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ditë pas festimeve të 28 Nëntorit, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e çlirimit nga push...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 07:28
M.L
Konsumi për produktet e shportës ushqimore vijon të pësojë ndryshime të dukshme. Kërkesa për produktet bazë rrite...
Aktualitet
29 Nëntor 2025, 07:26
M.L
Foto ilustruese
Mandatet e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës s...