Sport

Derbi Inter-Milan, Moratti zbulon lojtarin që i bëri më shumë përshtypje

10 Shkurt 2020, 20:20 Nga DOSJA
Derbi Inter-Milan, Moratti zbulon lojtarin që i bëri më

“Mendoj se ishte një ndër derbit më të bukur të të gjitha kohërave. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një ndeshje e përkryer”.

Kështu e ka komentuar ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ndeshjen e mbrëmjes së kaluar Inter-Milan, fituar 4-2 nga zikaltrit. “Milani ishte më mirë në pjesën e parë, ndërsa Interi në të dytën. Më pëlqeu. Conte bëri atë çfarë duhet të bënte në dhomat e zhveshjes, por sigurisht që ekipi kishte armët e duhura për të reaguar”, komentoi Moratti.

I pyetur për danezin Eriksen, ish-presidenti zikaltër tha se ishte lojtari që iu duk më special. “Më bëri përshtypje shumë, për aq sa ishte në fushë. Ai bëri gjëra që bëjnë kampionët e mëdhenj. Goditja e dënimit në fund ishte e shkëlqyer”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen inter massimo moratti eriksen inter massimo moratti

Sondazh

Poll