Sport

24 mln euro klauzolë, Barcelona do të blejë sulmuesin që dështoi tek Arsenali

10 Shkurt 2020, 20:49 Nga DOSJA
24 mln euro klauzolë, Barcelona do të blejë sulmuesin që

Mund të dështosh tek Arsenali, por edhe mund t’i duhesh Barcelonës.

Kjo fjali vlen për sulmuesin Lucas Perez, i cili tek Arsenali nuk arriti të bëjë asgjë, por një mundësi e madhe po i troket për karrierën e tij.

Me dëmtimet afatgjata të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembele, klubit katalanas i lejohet një blerje, edhe pse merkatoja e janarit është mbyllur. Klubi katalanas duhet të paguajë 24 milionë euro për lojtarin i cili aktualisht luan tek Alaves.

AS raporton se Perez është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, në një kohë që Suarez pritet të mungojë për katër muaj, ndërsa Dembele edhe më gjatë se kaq.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato perez barcelona merkato perez

Sondazh

Poll