27 Nëntor 2025, 12:15
Nga M.L
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet në Itali kanë goditur një tjetër organizatë trafiku lëndësh narkotike, ku të përfshirë rezultojnë edhe shqiptarë. Guardia di Finanza e Romës, në bashkëpunim me Antimafian (DDA), kanë lëshuar 8 urdhër-arreste për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen se kanë trafikuar rreth 210 kg kokainë, 130 kg prej të cilave u sekuestruan.
Sipas mediave italiane, hetimet kanë zbuluar se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili banonte në Holandë, ku përmes platformave të komunikimit të koduar koordinonte lëvizjen e kokainës drejt disa vendeve të Europës, përfshirë Italinë.
Për transportin në Itali, grupi kishte një bazë në Romë, e cila priste ngarkesat e kokainës, i depozitonte në vende të sigurta dhe më pas i shpërndante në pikat kryesore të shitjes në kryeqytet. Lagjet Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca ishin kthyer në qendrat e shpërndarjes së drogës, madje edhe për grupet e tjera kriminale.
Për transportin e lëndës narkotike, organizata përdorte korrierë italianë dhe automjete të modifikuara me vende të fshehta, që i përgatiste pronari i një kompanie që bashkëpunonte me grupin.
Për transportin, rrjeti përdorte korrierë italianë dhe automjete të modifikuara me vende të fshehta, të përgatitura nga pronari i një kompanie bashkëpunuese me organizatën.
Policia ka raportuar trafikimin e mbi 210 kilogramëve kokainë, prej të cilave 130 kilogramë u sekuestruan gjatë operacioneve, me një vlerë totale rreth 1 milion euro. Gjatë aksioneve u arrestuan në flagrancë tre persona, një italian dhe dy shqiptarë, ndërsa të tjerët u ndaluan më pas me urdhër të gjykatës./ Dosja.al
guardia di finanza dda urdherarreste
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 12:04
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 15-vjeçar, i cili u plagos ditën e djeshme me thikë në qytetin e Durrësit, ndodhet aktuali...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:58
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese. Në nj&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:42
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR: Policia e Shkodrës ka arrestuar dy kineze, Sh. J., 34 vjeçe dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat dyshoh...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:31
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit ndaj Julian Sulës, i njohur si &ldqu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:49
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sul&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:38
I.A
TIRANË- SPAK dhe Prokuroria e Breshias po zhvillojnë një operacion të përbashkët ditën e sotme. Burime bëjnë me d...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:22
M.L
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca e radh&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:17
M.L
Foto ilustruese
KOLONJË- Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:48
M.L
Foto nga vendngjarja
PËRMET- Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qa...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- OSHEE ka njoftuar se janë shfaqur probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, duke shkaktuar ndërprerje t&eu...