27 Nëntor 2025, 12:04
Nga M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 15-vjeçar, i cili u plagos ditën e djeshme me thikë në qytetin e Durrësit, ndodhet aktualisht në gjendje kritike dhe po lufton për jetën. I mituri mbërriti në spital me një plagë në zemër dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente për të shpëtuar jetën.
Sipas informacioneve të deritanishme, konflikti mes adoleshentëve ka nisur për një koment të bërë në rrjetet sociale, që më pas eskaloi në dhunë fizike.
Sakaq, dje mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me thikë në Durrës. Në një prononcim për mediat Shini tha se i mituri ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Sipas mjekut, adoleshenti ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ndërsa njëra prej tyre depërtonte drejt zemrës, duke i shkaktuar komplikime serioze.
Si ndodhi ngjarja?
Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.
Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë./Dosja.al
sherr me thika ne durres
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:58
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese. Në nj&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:42
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR: Policia e Shkodrës ka arrestuar dy kineze, Sh. J., 34 vjeçe dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat dyshoh...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:31
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit ndaj Julian Sulës, i njohur si &ldqu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:49
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sul&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:38
I.A
TIRANË- SPAK dhe Prokuroria e Breshias po zhvillojnë një operacion të përbashkët ditën e sotme. Burime bëjnë me d...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:22
M.L
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca e radh&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:17
M.L
Foto ilustruese
KOLONJË- Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:48
M.L
Foto nga vendngjarja
PËRMET- Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qa...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- OSHEE ka njoftuar se janë shfaqur probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, duke shkaktuar ndërprerje t&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 08:59
M.L
Foto nga vendngjarja
LEZHA- Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes n...