Aktualitet

Pasojat e motit të keq! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet pas reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të izoluar

Në aksin Kolonjë–Golem, inertet e rrëzuara nga lartësitë dhe terreni i paqëndrueshëm kanë bllokuar rrugën, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të Golemit.

27 Nëntor 2025, 09:48 Nga M.L
Pasojat e motit të keq! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe
Foto nga vendngjarja

PËRMET- Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit. Në aksin Kolonjë–Golem, inertet e rrëzuara nga lartësitë dhe terreni i paqëndrueshëm kanë bllokuar rrugën, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të Golemit.

Po ashtu, në Dropull, mbetet i pakalueshëm aksi Glinë–Nepravishtë, ndërsa në Përmet janë izoluar rrugët Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan për shkak të shkarjeve të dheut./ Dosja.al

glinë–nepravishtë kolonjë–golem permet gjirokaster

Sondazh

Poll