Aktualitet

Moti i keq! Fiderat e nënstacionit Farkë pësojnë defekt, Tirana pa energji elektrike në disa zona

Tre fiderat e para janë rikthyer në funksion herët në mëngjes përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e mbetur jashtë shërbimit janë angazhuar teknikët e avarive.

27 Nëntor 2025, 09:23 Nga M.L
Moti i keq! Fiderat e nënstacionit Farkë pësojnë defekt,
Foto ilustruese

TIRANA- OSHEE ka njoftuar se janë shfaqur probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Grupet e emergjencës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara. Tre fiderat e para janë rikthyer në funksion herët në mëngjes përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e mbetur jashtë shërbimit janë angazhuar teknikët e avarive.

Aktualisht pa energji elektrike mbeten zonat pranë TEG–Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills, ndërsa pritet normalizimi i furnizimit pas përfundimit të punimeve./ Dosja.al

oshee

Sondazh

Poll