Aktualitet

Atentati ndaj "Julit të Pashakos" në Lushnje! DETAJE nga ngjarja: Makina e autorëve rezulton e vjedhur në Greqi që në 2022! Autoritetet greke: Është ngjarje pa autor

Burime për mediat bëjnë me dije se makina e përdorur nga autorët është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa targat e mjetit janë vendosur një vit më parë në qytete të ndryshme greke.

27 Nëntor 2025, 11:31 Nga M.L
Atentati ndaj "Julit të Pashakos" në Lushnje! DETAJE nga
Atentati, shënjestra

LUSHNJE- Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit ndaj Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili mbeti i plagosur para dy ditësh nga atentati ndaj tij në Lushnjë. Burime për mediat bëjnë me dije se makina e përdorur nga autorët është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa targat e mjetit janë vendosur një vit më parë në qytete të ndryshme greke.

Autoritetet greke kanë konfirmuar për Policinë e Fierit se bëhet fjalë për vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura.

Sakaq policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Shumica e të shoqëruarve janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe të fisit Aliçka, dy grupe që vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo.

Pas marrjes në pyetje, shumica e tyre janë liruar, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Një atentat i organizuar ndaj Julian Sulos (Juli i Pashakos), i njohur si “i forti i Lushnjës”, ka ndodhur mëngjesin 25 nëntorit në Lushnjë pranë spitalit të qytetit. 45-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip 'BMW', kur tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë automatike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa Sulo, që ishte i vetëm në mjet, ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Plumbat kanë goditur makinën dhe këmbët e tij, ndërsa autorët, që po lëviznin me një "Nissan", pas pak minutash dogjën automjetin në fshatin Lifaj. Brenda mjetit u gjet arma e përdorur në atentat.

Kush është "Juli i Pashakos"?

Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit; ai ka qenë disa herë në qendër të hetimeve dhe arrestimeve, përfshirë rolin e tij si i dyshuar në masakrën e Lushnjës ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares. Ai u dorëzua vetë në komisariatin e Lushnjes, por u lirua për mungesë provash.

Përveç këtij rasti, Sula ka qenë objekt i një tentative për ta vrarë më parë, duke pësuar dëmtime fizike të shumta, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.

Në qershor të vitit 2016 ai u plagos rëndë në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri–Zvicër, në një sulm të dyshuar nga Arjan Aliço, i njohur ndryshe edhe si “Arti i Braçes” dhe i lidhur me herët me grupin e Aldo Bares.

Sakaq në tetor të 2016-ës, Sula ishte një ndër personat e shoqëruar nga policia lidhur me ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash. 

Më pas, në tetor të vitit 2016, emri i Sulas u përfol sërish pas ekzekutimit të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, të njohur si miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Ai u vetëdorëzua në polici dhe u shoqërua për verifikime, por u lirua për mungesë provash.

Armiku i Aldo Bares objektivi i atentatit në Lushnje! Kush është Julian Sula (Juli i Pashakos), autorët derdhën breshëri plumbash ndaj mjetit të tij në lëvizje
Raportohet se pas plagosjes së rëndë që pësoi më parë, Sula lëvizte i armatosur, ndërsa efektivët e policisë ishin në dijeni për këtë dhe ai mbante armën për t’u mbrojtur nga një atentat i mundshëm i dytë.

Në vitin 2019, policia kryente kontrolle në banesën e tij pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por Sula nuk u gjet në vendngjarje. Ai u përmend në media si person nën verifikim për lidhje të mundshme me Redjan Rrajën, i arrestuar atëkohë për dyshimet mbi përfshirjen në sulmin ndaj prokurorit./ Dosja.al

atentati ndaj julian sulës juli i pashakos

Sondazh

Poll