27 Nëntor 2025, 11:58
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga burgu në Gjykatën Kushtetuese. Në një kërkesë drejtuar GJK-së, Veliaj thekson se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e 'arrestit me burg' të shpallet antikushtetuese.
Në kërkesën e Veliajt drejtuar përmes avokatëve i thuhet kushtetueses që dhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:42
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR: Policia e Shkodrës ka arrestuar dy kineze, Sh. J., 34 vjeçe dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat dyshoh...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 11:31
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas atentatit ndaj Julian Sulës, i njohur si &ldqu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:49
M.L
Atentati, shënjestra
LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sul&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:38
I.A
TIRANË- SPAK dhe Prokuroria e Breshias po zhvillojnë një operacion të përbashkët ditën e sotme. Burime bëjnë me d...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:22
M.L
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca e radh&e...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 10:17
M.L
Foto ilustruese
KOLONJË- Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:48
M.L
Foto nga vendngjarja
PËRMET- Reshjet e shiut gjatë 12 orëve të fundit kanë shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në qa...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 09:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- OSHEE ka njoftuar se janë shfaqur probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, duke shkaktuar ndërprerje t&eu...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 08:59
M.L
Foto nga vendngjarja
LEZHA- Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes n...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 08:56
M.L
Arrestimi
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vajza të reja nga Brazili, të dyshuara për ushtrim t...