Aktualitet

“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”/ 10 fshatra u bllokuan nga moti i keq, banorët e Kolonjës në protestë

Ura lidhëse, e vetmja që mundëson hyrjen dhe daljen nga zona, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke penguar kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.

27 Nëntor 2025, 10:17 Nga M.L
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë
Foto ilustruese

KOLONJË- Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum, pas një jave izolimi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore.

Ura lidhëse, e vetmja që mundëson hyrjen dhe daljen nga zona, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke penguar kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Banorët shprehen shqetësimin e tyre për situatën, duke theksuar se në disa fshatra të thella ndodhen persona të sëmurë që presin ndihmë dhe nuk kanë mundur të marrin ndihmën e nevojshme për shkak të bllokimit të rrugës.

“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen ata./ Dosja.al

kolonje

Sondazh

Poll