Aktualitet

Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë! Shkrumbohet dhoma e gjumit, shkak dyshohet rezistenca elektrike e lënë ndezur

Në momentin kur u përhapën flakët, në banesë nuk ndodhej asnjë anëtar i familjes. Zjarrin e vunë re fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

27 Nëntor 2025, 08:59 Nga M.L
Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë! Shkrumbohet dhoma e
Foto nga vendngjarja

LEZHA- Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:00, kur një nga dhomat e shtëpisë u shkrumbua nga zjarri.

Në momentin kur u përhapën flakët, në banesë nuk ndodhej asnjë anëtar i familjes. Zjarrin e vunë re fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka marrë fill nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur./ Dosja.al

merr flake banesa ne lezhe

Sondazh

Poll