Aktualitet

Albin Kurti pa eksperiencë si kryeministër/ Rama merr rolin e “vëllait të madh”, e merr për dore dhe i mëson protokoll

11 Shkurt 2020, 08:19 Nga DOSJA
Albin Kurti pa eksperiencë si kryeministër/ Rama merr rolin e

TIRANË-Sot në Tiranë ka ardhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një moment gjatë parakalimit, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kap prej krahu homologun e tij, si për t’i dhënë shenjë që të ndalojë para trupave të Gardës së Republikës.

Sapo ndalojnë, Kurti pret shenjë nga Rama dhe në momentin që numri një i socialistëve përulet para tyre, disa sekonda më vonë të njëjtën gjë bën edhe Albini.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti albin kurti ne tirane edi rama albin kurti albin kurti ne tirane edi rama

Sondazh

Poll