Aktualitet

U arrestua si rezultat i çmontimit të grupit kriminal "Ndragheta"! Në prangat e policisë edhe Marjus Aliu, u përplas me armë me rivalët në 2019 dhe vrau këmbësorin...

Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

26 Nëntor 2025, 09:26 Nga M.L
U arrestua si rezultat i çmontimit të grupit kriminal
Marjus Aliu

ITALI- Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, me degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është çmontuar. Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.

Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

Por KUSH është Marjus Aliu, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare:

Marjus Aliu, një nga pesë personat e arrestuar pas shkëmbimit të zjarrit në Kavajë  më 4 korrik 2019, ishte në qendër të hetimeve për ngjarjen që shkaktoi vdekjen e kalimtarit të rastësishëm, Ramazan Hasalliu, 55 vjeç. Ai, së bashku me vëllain e tij Denis Aliu, shkaktuan një ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë një kalimtar 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë, si pasojë e përplasjes së dy grupeve rivale.

Sipas hetimeve, ngjarja nisi si një grindje mes Marjus dhe Denis Aliut nga njëra anë dhe vëllezërve Eraldo dhe Ardian Hyka dhe Qazim Merkaj nga ana tjetër, jashtë një marketi në qendër të qytetit. Përplasja e parë ishte verbale dhe fizike, por vetëm një ditë më pas situata eskaloi në dhunë me armë, kur Marjus dhe Denis shkuan të “sqaroheshin” tek lokali i Dedejve. Në shkëmbimin e zjarrit, përveç Marjus Alit dhe Eraldo Hykës, u përfshinë edhe disa të tjerë, duke sjellë plagosjen e shtatë personave dhe vdekjen e një të pafajshmi.

Marjus Aliu u arrestua nga policia dhe u la në burg së bashku me Ardian Dedej, Eraldo Hyka dhe Qazim Merkaj, ndërsa një tjetër i përfshirë, Agron Kollçaku, u vendos nën arrest shtëpie për moskallëzim krimi. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar saktësisht se cili armë shkaktoi vdekjen e kalimtarit.

Marjus Aliu, siç ka deklaruar vetë pas arrestimit, thotë se ai dhe vëllai i tij shkuan për t’u sqaruar, por u sulmuan dhe u provokuan sërish, duke e çuar situatën drejt eskalimit me armë. Ngjarja ka tronditur Kavajën, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të arrestuar./ Dosja.al

marjus aliu

Sondazh

Poll