Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit ende pa "autor"! DETAJE nga atentati në Rinas: "Koka" e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit u 'çmua' 5 milion euro, vrasja u krye nga...

Gilmando Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Shaljani u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

26 Nëntor 2025, 07:26 Nga M.L
Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit ende pa "autor"! DETAJE nga
Viktimat e atentatit

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e 11 nëntorit në zonën e Rinasit, ku automjeti i Gilmando Danit, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Emiliano Shullazit dhe Muçi (Sheqeri) Shaljani u qëllua me breshëri. Gilmando Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Shaljani u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy javë nga ngjarja tronditëse, autorët vijojnë të jenë në arrati dhe dinamika e plotë e krimit nuk është sqaruar ende.

Burime për mediat nga grupi hetimor, bëjnë me dije se për eliminimin e Gilmando Danit është paguar një shumë marramendëse prej 5 milionë eurosh. Hetuesit dyshojnë se atentati është kryer nga një grup vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se janë angazhuar përmes një ndërmjetësi që ka bërë lidhjen me porositësit e krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./ Dosja.al

muçi (sheqeri) shaljani ekzekutimi i gilmando danit atentati mafioz ne rinas

Sondazh

Poll