Aktualitet

125 bimë gati për korrje, zbulohet plantacioni në mes të Belgjikës! Ktheu banesën në "shtëpi bari", 30-vjeçarja shqiptare bie në prangat e policisë

Në to u zbuluan 125 bimë kanabisi, të cilat, sipas policisë, ishin me gjatësi të pazakontë dhe gati për t’u korrur, duke treguar se aktiviteti kriminal kishte funksionuar prej kohësh.

26 Nëntor 2025, 08:08 Nga M.L
125 bimë gati për korrje, zbulohet plantacioni në mes të
Foto ilustruese

BELGJIKË- Plantacionet e kanabisit të menaxhuara nga shtetas shqiptarë vijojnë të trazojnë autoritetet belge, ndërsa policia ka zbuluar një tjetër rast në Wellen, ku një 30-vjeçare shqiptare kishte shndërruar banesën e saj në serë të mirëfilltë droge.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën disa dhoma të përshtatura posaçërisht për kultivim, të pajisura me instalime profesionale. Në to u zbuluan 125 bimë kanabisi, të cilat, sipas policisë, ishin me gjatësi të pazakontë dhe gati për t’u korrur, duke treguar se aktiviteti kriminal kishte funksionuar prej kohësh.

E reja u arrestua menjëherë dhe u paraqit para gjykatësit të hetimeve paraprake, i cili urdhëroi ndalimin e saj me burg./ Dosja.al

shtepi bari ne belgjike

Sondazh

Poll