Aktualitet

‘Skifteri’ shqiptar nuk i shpëton dot kurthit të pronarit! 40-vjeçari tentoi të grabiste banesën, bombolat e tymit dhe kamerat e sigurisë e "kapin" pa përgatitur

Kamerat e sigurisë e kishin filmuar të dyshuarin ndërsa lëvizte me një elektrik dore nëpër ambiente, çka aktivizoi edhe pajisjen e alarmit që lëshon tym jo-toksik për të dekurajuar grabitësit.

26 Nëntor 2025, 07:59 Nga M.L
‘Skifteri’ shqiptar nuk i shpëton dot kurthit të pronarit!
Foto nga kamerat e sigurisë

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve të Imolës, pasi dyshohet se tentoi të kryente një vjedhje në një banesë të zonës. I ndaluari, banues në Castel Volturno dhe me qëndrim të parregullt në Itali, ishte gjithashtu subjekt dëbimi.

Operacioni nisi pasi pronari i një shtëpie njoftoi policinë për praninë e një personi të huaj brenda banesës. Kamerat e sigurisë e kishin filmuar të dyshuarin ndërsa lëvizte me një elektrik dore nëpër ambiente, çka aktivizoi edhe pajisjen e alarmit që lëshon tym jo-toksik për të dekurajuar grabitësit. Pas aktivizimit të sistemit, i dyshuari u largua me nxitim.

Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, një burrë që i përputhej përshkrimit u pa duke hipur në një automjet të tipit “Dacia Sandero”, ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Mjeti u largua me shpejtësi, duke detyruar policinë të nisi një ndjekje të menjëhershme.

Në zonën e “Via Malsicura”, makina u detyrua ndalonte. Dy pasagjerët u arratisën nëpër fusha, ndërsa drejtuesi i mjetit – 40-vjeçari shqiptar – u kap dhe u arrestua. Brenda automjetit me qira u gjetën mjete të shumta të përdorura zakonisht për thyerje dhe hyrje me forcë në banesa, të cilat dyshohet se u përdorën për të dëmtuar dritaren e shtëpisë ku ra alarmi./ Dosja.al

castel volturno tentative grabitje ne itali

Sondazh

Poll