26 Nëntor 2025, 08:35
Nga M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 14-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen me thikë të një adoleshenti tjetër. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri ka goditur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes të miturve.
NJOFTIMI:
Durrës
Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.
Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
plagosje me thika ne durres
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 08:32
M.L
Foto nga vendngjarja
LEZHA- Reshjet e fuqishme që kanë goditur Lezhën që nga mesnata kanë shkaktuar probleme të shumta, ve&cc...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 08:08
M.L
Foto ilustruese
BELGJIKË- Plantacionet e kanabisit të menaxhuara nga shtetas shqiptarë vijojnë të trazojnë autoritetet belge,...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:57
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Një sherr i cili më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:59
M.L
Foto nga kamerat e sigurisë
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve të Imolës, pasi...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:42
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Në Drimos të Selanikut është shënuar një episod i pazakontë, ku dy shtetas shqiptarë pë...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:26
M.L
Viktimat e atentatit
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e 11 nëntorit në zonën e Rinasit...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kjo e mërkurë, 26 nëntor, në Shqipëri parashikohet me reshje të forta në disa zona të S...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 22:55
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vjeshtë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:54
E. D
Historia që vjen në emisionin “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur nj...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:51
E. D
Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti ...