Aktualitet

"Oh nan bre..." PAMJE të pazakonta nga Selaniku/ Shqiptarët hyjnë për të vjedhur banesën, tentativa për tu larguar rezulton fatale! Të rinjtë bien nga 6 metra lartësi dhe thyejnë brinjët

Pamjet e publikuara nga "JOQ Albania", pasqyrojnë çastin kur të dy humbin kontrollin dhe bien në tokë, duke ulëritur nga dhimbjet.

26 Nëntor 2025, 07:42 Nga M.L
"Oh nan bre..." PAMJE të pazakonta nga Selaniku/ Shqiptarët
Foto ilustruese

GREQI- Në Drimos të Selanikut është shënuar një episod i pazakontë, ku dy shtetas shqiptarë përfunduan të plagosur rëndë pasi u rrëzuan nga një lartësi prej rreth gjashtë metrash. Ngjarja ndodhi gjatë përpjekjes së tyre për t’u larguar me nxitim nga një banesë ku kishin hyrë në mënyrë të paligjshme. Pamjet e publikuara nga "JOQ Albania", pasqyrojnë çastin kur të dy humbin kontrollin dhe bien në tokë, duke ulëritur nga dhimbjet.

Sipas dëshmisë së pronarit, ai dhe bashkëshortja e tij u rikthyen në shtëpi më herët nga sa prisnin dhe u përballën drejtpërdrejt me personat e dyshuar në dhomën e ndenjes. Të trembur, këta të fundit tentuan të shpëtonin nga ballkoni, por struktura metalike e tij cedoi dhe i tërhoqi poshtë.

Banorët e lagjes dolën menjëherë për t'u ofruar ndihmë, ndërsa policia arrestoi dy të plagosurit, të cilëve u gjeti sende të vjedhura, përfshirë bizhuteri dhe dy telefona. Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou”, ndërkohë që forcat e rendit po kërkojnë një të tretë, që dyshohet se u largua me automjet para mbërritjes së policisë./ Dosja.al

 

grabitje ne selanik

Sondazh

Poll